Parashikimi i frikshëm i studiuesve: Ngrohja globale do të vrasë 83 milionë njerëz deri në vitin 2100!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.08.2021, 23:03

Një popullsi e barabartë me atë të Gjermanisë (83 milionë) mund të humbasë jetën deri në vitin 2100 për shkak të rritjes së temperaturave të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë. Është ky përfundimi i arritur nga një grup studiuesish në Universitetin e Columias-s. Hulumtimi nga Instituti i Tokës i Universitetit Columbia ka prezantuar kështu një metrikë dhe metodë të re për të ndihmuar kompanitë dhe qeveritë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike këtë shekull. "Bazuar në vendimet e marra nga individë, biznese ose qeveri, kjo ju tregon se sa jetë do të humbasin ose do të shpëtohen"- tha Daniel Bressler, një nga studiuesit e Universitetit Columbia.

Duke përshtatur modelet e zhvilluara nga ekonomisti i klimës në Yale dhe fituesi i Çmimit Nobel William Nordhaus, Bressler llogariti numrin e vdekjeve të drejtpërdrejta nga nxehtësia që do të shkaktohen nga trajektoret aktuale të ngrohjes globale. Llogaritjet e tij nuk përfshijnë numrin e njerëzve që mund të vdesin nga ngritja e nivelit të deteve, stuhitë e mëdha, dështimet e të korrave ose ndryshimi i modeleve të sëmundjeve të prekura nga ngrohja atmosferike. Kjo do të thotë se vdekjet e parashikuara – të cilat i përafrohen numrit të njerëzve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore – mund të jenë ende një "nënvlerësim i madh", tha Bressler.

Çdo 4,434 ton karboni i hedhur në atmosferën e Tokës në vitin 2020 do të vrasë një person këtë shekull, sipas llogaritjeve të rishikuara nga studiuesit të cilët parashikojnë se planeti do të ngrohet 4.1 gradë Celsius deri në vitin 2100. Deri më tani planeti është ngrohur rreth 1.1 gradë C. Bressler tha se nivelet më të larta të vdekshmërisë mund të priten në rajonet më të nxehta dhe më të varfra të Tokës: në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Metrika e re mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si ekonomitë llogaritin të ashtuquajturën kosto sociale të karbonit, të cilën administrata e Presidentit amerikan Joe Biden e caktoi në 51 dollarë për ton në shkurt.

Ky çmim për ndotjen, i cili plotëson tregjet e karbonit si Sistemi i Tregtimit të Emetimeve të Bashkimit Evropian, ndihmon qeveritë të përcaktojnë politikën duke llogaritur dëmet e ardhshme. Por shkalla e zbuluar nga hulumtimi i Bressler sugjeron që kostoja sociale e karbonit duhet të jetë dukshëm më e lartë, në rreth 258 dollarë për ton, nëse ekonomitë e botës duan të zvogëlojnë vdekjet e shkaktuara nga ngrohja globale. Një kosto më e lartë për ndotjen e karbonit mund të shkaktojë menjëherë shkurtime më të mëdha të emetimeve, të cilat nga ana tjetër mund të shpëtojnë jetë njerëzish. Kufizimi i rritjes mesatare të temperaturës globale në 2.4 gradë C deri në fund të shekullit, në krahasim me reduktimet modeste të emetimeve që do të ngrohin planetin në 3.4 gradë C, mund të shpëtojë 74 milion njerëz nga vdekja si pasojë e nxehtësisë. Qeveritë duhet të mobilizojnë "politika në shkallë të gjerë, siç janë çmimet e karbonit, kufiri dhe tregtia dhe investimet në teknologjitë e karbonit të ulët dhe ruajtjen e energjisë"- tha ndër të tjera Bressler.

Burimi: chicagotribune |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit