Zjarri në Karaburun po rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”. Rrezikohet një banesë midis Dukatit dhe Pashalimanit. Banorët shprehen se zjarri po i afrohet shtëpive. Ndërkohë zjarrfikësja është nisur në vendngjarje. Ndërkohë vatra aktive për mbrëmjen e sotme raportohen në Novoselë, Bishan dhe Radhimë. Vatra të cilat po punohet për tu fikur, zjarret në toka bujqësore.