E priti 12 orë te dera/ Burri i sapo dalë nga burgu i Fushë Krujës denoncon të shoqen: S’më lë të futem në shtëpi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.08.2021, 19:16

Shpesh marrëdhëniet në çift nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe kjo gjë sjell pasojat e veta, të tilla si sherret në familje, dhuna ndaj grave etje. Pikërisht për këtë gjë, një burrë nga fshati Bërxullë, Tiranë, ka kryer katër muaj burg në Fushë Krujë për shkak se ka dhunuar gruan e tij. Sapo ka mbaruar dënimin ai është kthyer në shtëpi, por e shoqja nuk i ka hapur derën dhe e ka lënë jashtë. Për këtë arsye ai është kthyer edhe njëherë në komisariatin e Fushë Krujës dhe ka denoncuar sjelljen e gruas ndaj tij. Shtetasi E.B., nga fshati Bërxullë, kallëzoi bashkëshorten e tij, e cila më herët ishte bërë shkaku që ai të vuante heqjen e lirisë për akuzën e dhunës në familje.

Shtetasi në fjalë, sipas burimit policor të Gazetasi.al, nuk pati asnjë pretendim që lidhet me burgosjen e padrejtë apo pretendime që lidheshin me ngjarjen që e dërguan në burg. “Gruaja nuk më lë të hyj në shtëpi dhe nuk ka asnjë arsye konkrete”, – qe fjalia e parë e ish të burgosurit përpara oficerit të gatshëm të komisariatit të Vorës. Pasi ai u pyet se ku jeton, atij iu kërkua identiteti: “Kam gjenralitetet E.B., bashkëshortja quhet SH.B., jetoj në Bërxullë. Rreth orës 12 dola nga burgu i Fushë Krujës, pasi kam vuajtur dënimin për dhunë në familje, ku dhe kam qenë i dënuar me katër muaj burg. Në momentin që dola nga burgu, u ktheva në fshatin tim Bërxullë dhe në momentin që iu afrova shtëpisë, bashkëshortja sapo më pa nuk më la të afrohesha, por mbylli derën me shul”, – shpjegon ish i dënuari, sipas burimeve të sigurta policore.

Gruaja nuk e ka lënë të shoqin të hyjë, ndonëse ai ka pritur për 12 orë me radhë. Ai pretendon se përgjatë 24 orëve, pasi është lutur dhe ka pritur që dera të hapet, nuk ka parë asnjë shenjë të tillë. I bindur se ajo derë nuk do hapej, megjithë lutjet e tij, ai është kthyer mbrapsht dhe në këmbë nga fshati Bërxull ka mbërritur në Vorë, pikërisht në komisariatin që e arrestoi herën e parë gjatë fundit të vitit 2020. I dënuari deklaron sipas burimeve policore që morrën kallëzimin, se e shoqja i kërkoi që mos të qëndronte dhe se nuk duhet të qëndronin në të njëjtën banesë. “Por kjo kërkesë, vjen vetëm nga ana e saj, nuk e ka dhënë asnjë institucion, asnjë gjykatë që unë duhet të largohem. Dua të theksoj që shtëpia është nën proces legalizimi dhe është në emrin tim. Ime shoqe është nuse e ardhur në këtë shtëpi dhe nuk e kuptoj arsyen se përse nuk duhet të hyj në shtëpinë time”, – denoncon shtetasi E.B.

Të ndodhur para kësaj situate, oficerët e polcisë i thonë Gazetasi.al, se kanë thirrur dhe kanë marrë në pyetje gruan. Fillimisht ajo ka refuzuar të flasë, duke këmbëngulur se kërkonte avokat dhe se nuk mundej të jepte asnjë deklaratë pa praninë e tij. Pasi e kanë pritur SH.B., thotë: “Nuk e kam nxjerrë nga shtëpia dhe as ia kam mbyllur derën. Që kur mbërriti nga burgu, ai filloi të më ofendojë mua dhe fëmijët me fjalë nga më të ndryshmet. E., kërkoi të dalim nga shtëpia, por duke qenë se ne jemi familje, nuk kemi ku shkojmë, nuk ka asnjë vendim gjykate për këtë qëndrim të tij”. Policia shton se gruaja ka dorëzuar padi divorci në datën 22 korrik, pak ditë përpara se të shoqit t’i përfundonte dënimi për dhunë.

Rezulton se E.B., u denoncua prej partneres, për dhunë fizike dhe psikologjike, pasi sipas saj, “kishte duruar për vite të tëra dhe dhuna ishte bërë e padurueshme”. Por pasi janë pyetur edhe fëmijët në prani të prindërve të tyre, që nuk flasin me njëri-tjetrin, policia është bindur se gruaja nuk ia hapi derën burrit për orë të tëra dhe ndaj ka dyshime se ajo kreu vetë-gjyqësi për të marrë hak për dhunën që ai kishte ushtruar. Sidoqoftë policia bën me dije se e ka këshilluar çiftin të shmangin konfliktet dhe nëse kanë pretendime t’i drejtohen sërish gjykatës për urdhër-mbrojtjeje./ Marrë nga Gazeta Si

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit