Eksperti kroat: Disa udhëtarë vdiqën se s’kishin vënë rripin e sigurimit, familjet e tyre s’do dëmshpërblehen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2021, 18:29

Disa ditë pas aksidentit në Kroaci ku vdiqën 10 persona, shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, ka deklaruar se tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur. Autobusi i përfshirë në aksident është i prodhimit më të ri dhe të gjitha ulëset ishin të pajisura me rripa sigurie, raporton portali kroat, "Telegram".

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, thotë Matija.

Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është dhe se nuk është e mundur të zbatohet rregulli nga transporti ajror ku aeroplani nuk niset derisa të gjithë udhëtarët të jenë të lidhur.

Media kroate "Jutarnji list" e ka siguruar jozyrtarisht deklaratën në Polici të shoferit nga Kosova i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Slavonski Brod të Kroacisë, nga i cili vdiqën dhjetë persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Ky medium raportoi se ka gjetur një deklaratë për Policinë, e cila nuk është dëshmi në procedurë, ku shoferi D. L. (52 vjeç) nuk kishte thënë asnjëherë se e kishte marrë gjumi, por kishte deklaruar se diçka e kishte shqetësuar gjatë vozitjes, pas së cilës autobusi doli fatalisht nga autostrata.

Vetëm pasi të jetë lexuar tahografi do të jetë e mundur të përcaktohet nëse shoferi i autobusit të tragjedisë ishte në përputhje me të gjitha rregullat e punës së tij.

Sidoqoftë, një dëshmitare, e cila u mor në pyetje në Slavonski Brod të martën gjatë hetimeve emergjente, tha në dëshminë e saj se dy shoferët kishin vozitur në linjën Frankfurt-Prishtinë për të paktën 15 vjet.

Ky aksident i rëndë tregoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit