“Shqiponjat” marshojnë në Shkup! (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2021, 17:56

Mbi 200 motoçiklistë pushtuan sot rrugët e Shkupit. Bëhet fjalë për motoçiklistë vendore dhe të ardhur nga diaspora. Ndalesa e tyre e parë ishte në Saraj, ndërsa në mbrëmje përfundojnë në Gostivar. “Jemi mësuar që nëpër parqe mbizotëron qetësia, por sot në Parkun e Sarajit dëgjohet ajo që, mund ta quajmë “Simfoni motorësh”, e realizuar nga “ Shqiponjat” e diasporës, së bashku me “Shqiponjat” e Sarajit, të cilët kanë bashkuar forcat për të bërë një organizim paksa ndryshe dhe në njëfarë formë për t’u uruar mirëseardhje më të ngrohtë mërgimtarëve. Prandaj, ne do të hyjmë në “ Parkun e Sarajit” për të parë se çfarë realisht do të ndodhë atje.”

Më shumë se 200 motoçiklistë nga vendi, rajoni dhe diaspora ndaluan në Parkun e Sarajit, pasi kishin parakaluar nëpër kryeqytet. Disa çlodheshin, të tjerë e shfrytëzonin si mundësi për t’u njohur me bashkudhëtarët e tyre. Të gjithë do të qëndronin aty për të ndjekur edicionin e 5-të të festivalit folklorik të organizuar nga Shoqëria Kulturoro-artistikë “ Shqiponjat”- Saraj.

“Ideja dhe qëllimi ynë si organizatorë ishte që ne të bëjmë diçka që nuk ishte bërë deri tani. Kur ne kontaktuam me grupin, ata na treguan se asnjëherë nuk kishin parakaluar nëpër Shkup dhe bëmë çmos që t’u plotësohet ajo dëshirë. Këtu në Saraj do të jetë si pushim për ato ku do të freskohen, do të argëtohen me kënge e valle dhe pastaj ato vazhdojnë për në Gostivar”, tha Fevzi Ebipi- SHKA “ Shqiponjat”. 76 Motoçiklistë nga Kosova dhe diaspora u takuan në Ferizaj për t’u nisur drejt Shkupit, ku rrugës numri i tyre i prisnin edhe të tjerë motoçiklistë.

“Jemi nisur nga Ferizaji dhe ne e kemi traditë të vizitojmë dëshmorët tanë. Vizituam dëshmorët në Kaçanik dhe morëm rrugën për në Shkup. Pa hyrë në Shkup na pritën shokët tanë dhe bëmë një shëtitje në qytet që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë rrugë kur e kemi filluar ishim 76 motoristë. Por sa e shoh unë tani janë mbi 200. Po kemi edhe nipa e mbesa që ata e mbajnë këtë fanellë. Çun Lajçi më bëri pyetjen përse e keni qëndisur me të bardhë, kur është kuq e zi, si çdo shqiptarë. I thash që e kemi qëndisur për 10 vjetor me të bardh, sepse e mbajtëm me faqe të bardhë.”

“Kam ardhur nga Cyrihu. Kjo është kënaqësi e veçantë. Ja vlen për çdo sekondë, çdo minutë që të jem këtu. Tani e ndiej veten sikur jam në Prishtinë apo Preshevë apo në Mal të Zi.” Në festivalin në Saraj marrin pjesë Shoqëri Kulturor-Artistike nga shumë qytete në vend, nga Shqipëria dhe nga Kosova.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit