Gjashtë persona kanë përfunduar në spitalin e Fierit pas një aksidenti në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Raportohet se një nga shoferët e automjeteve të përfshira në aksident është 16 vjeç. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.I.
Vlen të thuhet se mosha e lejuar për të marrë një leje drejtimi në Shqipëri është 18. Raportohet se automjeti tip “Benz” që drejtohej nga i mituri ka përfunduar në kanal dhe ka marrë dëmtime të shumta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë: