Ende nuk dihet fati i Qendrës së re Klinike në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2021, 15:56

Fati i Qendrës së re Klinike Universitare do të dihet pas zgjedhjeve lokale. Shumica parlamentare beson se dallimet mes dy partive nga blloku politik maqedonas do të tejkalohen deri në fund të tetorit. Shumica thotë se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga propozimi për një Qendër Klinike bashkëkohore.

Jemi në bisedime e sipër edhe me partitë opozitare sepse mendojmë se është një projekt me rëndësi kombëtare dhe duhet përkrahur nga të gjithë. Qendra Klinike e dimë se do të kushton shumë por duhet përkrahje nga të gjithë. Në pandemi u pa se sa është me rëndësi një sistem i mirë shëndetësorë. Mendoj se pas zgjedhjeve lokale do të arrihet një marrëveshje dhe do të miratohet ligji”, tha Arben Ziberi, kryetar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvend.

Opozita nuk pajtohet. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon një studim fizibiliteti dhe jo ligj i cili sipas tyre pretendon tender në katër sy.

Ky është ligji i tretë me radhë për të cilin nuk diskutojmë për zgjidhje ligjore por bisedojmë sikur duam të arrijmë marrëveshje me një kompani ta caktuar për një punë të caktuar. Nëse e shihni ligjin në hollësi do ta vëreni se shuma e paraparë nuk është e plotë. Pengesat më të mëdha kanë rrjedh si rezultat i mungesës së komunikimit mes pushtetit dhe opozitës. Neve nuk e dimë çfarë shumica nënkupton me Qendër të re Klinike, ku dhe si do të ndërtohet, pse duan ta shkelin Ligjin për prokurime publike, që sipas meje tentohet marrëveshje në 4 sy”, pohoi Rashella Mizrahi, deputete e OBRM-PDUKM-së.

Vlera e projektit të Qeverisë kap shumën afro gjysmë miliard euro, e shtrirë në 84 hektarë dhe e stacionuar në lagjen Bardovcë. Në vitin 2018 kur ishte shpalosur projekti Qeveria kishte paraparë fillimin e punimeve brenda 2 viteve dhe kohëzgjatje për realizimin e projektit prej 5 viteve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit