Teksa temperaturat shënojnë më shumë se 40 gradë, shumë zona në Tiranë janë duke vuajtur mungesën e ujit. Dhjetra qytetarë janë duke denoncuar mungesën e ujit në lagje të ndryshme të Tiranës, duke nisur nga Komuna e Parisit, rruga e Dibrës si dhe zona e Bathores.
Qytetarët shprehen se zona e Komunës së Parisit nuk ka ujë prej 24 orësh, ndërsa probleme të ngjashme janë shfaqur edhe në rrugën e Dibrës. Banorët e zonës së Bathores raportojnë se kanë 7 ditë pa ujë dhe janë të detyruar që të blejnë. Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga UKT në lidhje me çfarë e ka shkaktuar mungesën e ujit për mijëra banorë.