U vra në sy të fëmijëve në SHBA/ Shqiptares i ekzekutuan babain në Shqipëri vite më parë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.08.2021, 14:24

Ditën e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Florida, SHBA, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e vrarë brenda makinës së saj. Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasen Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra.

Kur oficerët mbërritën, ata e gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda makinës nga një plagë e dukshme me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin të padëmtuar, por të tmerruar. Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje.

Ndërkohë, “BalkanWeb” mëson se e reja shqiptare kishte emigruar prej kohësh për një jetë më të mirë në SHBA, ku ishte vendosur në Florida. Po ashtu “BW” thotë se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në çështje të trafikut të drogës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit