Nga sot hyrja në Gjermani vetëm me test negativ

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2021, 14:15

Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës, nga data 1 gusht hyn në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet. Ndërkohë shtohen zërat për fundin e testeve falas kundër Coronës, shkruan Deutche Welle.

Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.

Ky rregull vlete deri tani për pasagjerët ajrorë, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.

Ndërkohë në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar. Megjithëse qeveria gjermane ka thënë, se testet falas aktualisht do të vazhdojnë ka mjaft zëra nga qeveritarë gjermanë, që kërkojnë përcaktimin e një date për futjen e testimit me pagesë.

Ministria gjermane e Shëndetësisë në një prononcim për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, tha se, “ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë para javësh, se e quan të mundur, që të mos ofrohen më falas testet për të pavaksinuarit në një kohë të mëvonshme. Se kur është ky afat mbetet të përcaktohet.” Por sipas qarqeve qeveritare, ende nuk ka ujdi, nëse nga fundi i shtatorit nuk do të ofrohen më testet falas për të pavaksinuarit.

Edhe ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz (SPD) në intervistë për grupin mediatik “Funkegruppe”, tha se “testet e Coronësdo duhet të bëhen me pagesë, kur të gjithë të kenë mundësinë të vaksinohen, pra në pak javë.” Përjashtime duhet të ketë natyrisht për ata që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore apo për fëmijët e të rinjtë. Edhe kryeministri i landit, Shlezig-Holshtajn, Daniel Günther i kërkoi federatës t’i bëjë me pagesë sa më shpejt të jetë e mundur testet kundër Coronës. “Qeveria gjermane duhet që në javën e ardhshme të përcaktojë një datë konkrete për zbatimin e testit të Coronës me pagesë.” Kjo datë mund të të jetë 20 shtatori. “Deri atëherë çdo i pavaksinuar e ka shansin të vaksinohet dy herë”, shkruan dpa.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit