JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Riatdhesimi i shqiptarëve në Siri/ Kush janë 5 gratë dhe 14 fëmijët e tyre që mbërritën në Shqipëri
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01/08/2021 13:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak më parë janë zbardhur emrat e grave që u riatdhesuan nga Siria së bashku me fëmijët e tyre të mitur, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur jashtë Shqipërisë.

Burime bëjnë me dije se janë kthyer në Shqipëri shtetaset:

  • Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj.
  • Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve.
  • Ruzhdije Balliu nga Librazhdi.
  • Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj.
  • Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Për shkak të moshës së mitur të fëmijëve, nuk përmenden emrat. Gratë dhe fëmijët janë dërguar sot në Durrës, ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë dhe më pas do të bëhet i gjithë trajtimi i tyre mjekësor dhe psikologjik.

Procesi i rehabilitimit të tyre padyshim nuk do të jetë i lehtë, pasi “ferri” që ato kanë parë me sy do të duhet kohë që të lihet pas krahëve, pa harruar faktin se një pjesë e tyre, të rriturat kanë ikur me dëshirën e tyre në Siri. Ndërkohë, shefi i antiterrorit Gledis Nano ka thënë se burrat e grave që u riatdhesuan sot ose janë vrarë, ose gjenden në burgjet e Sirisë.