Francezët, kanë protestuar së fundmi për rregullat e reja të vendosura nga qeveria franceze, në lidhje me pandeminë e COVID-19. Mësohet se qytetarëve francezë, nga 9 Gushti u është kërkuar që të pajisen me një pasaportë shëndetësore për të frekuentuar ambientet e mbyllura, përfshirë këtu edhe kafenetë.
Kjo i ka irrituar pa masë francezët dhe ata kanë pushtuar disa sheshe qytetesh. Nga mediat e huaja, raportohet se ka pasur përplasje edhe me policinë. Ndërkohë, protesta të tilla janë shënuar edhe në Zvicër dhe Itali, por jo në këto përmasa.