Turqia evakuuon turistët nga zjarret në Bodrum, Erdogan premton ndihmë për familjet dhe bizneset e prekura

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.08.2021, 07:45

Në Turqi turistët e tronditur nxituan drejt brigjeve të detit të shtunën në pritje të varkave të shpëtimit pas urdhërave për evakuimin e disa hoteleve në vendpushimin e Bodrumit në Egje, ndërsa ajo zonë rrezikohet nga zjarret, njoftojnë mediat vendase. Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojes bregdetar ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit. Në atë rajon kanë shpërthyen zjarre të reja. Pamjet filmike tregojnë tymin dhe zjarrin që ka përfshirë një kodër afër bregut të detit.

Të shtunën numri i viktimave nga zjarret në qytetet mesdhetare të Turqisë shkoi në gjashtë vetë pasi humbën jetën dy punonjës të pyjeve, njoftoi ministri i shëndetësisë së atij vendi. Që nga e mërkuara zjarret në Turqi kanë djegur pyje dhe disa vendbanime, duke rrënuar fshatra dhe destinacione turistike dhe detyruar evakuimin e njerëzve, raporton voa.

Ministri i bujqësisë dhe pyjeve, Bekir Pakdemirli, tha të shtunën se 91 nga 101 zjarret që shpërthyen mes erërave të forta dhe nxehtësisë përvëluese janë vënë nën kontroll. Autoritetet shpallën zona fatkeqësish lagjet e prekura nga zjarri në pesë provinca.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi zonën të shtunën, duke inspektuar dëmtimet nga helikopteri.

Duke folur nga qyteti Manavgat, Erdogan njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre. Ai tha se taksat, sigurimet shoqërore dhe pagesat e kredisë do të shtyheshin për të prekurit dhe bizneseve të vogla do t'u ofroheshin kredi me zero interes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit