Shumë njerëz i kanë tmerr gjilpërat dhe vaksinat dhe kjo gjë po del edhe më shumë në pah gjatë pandemisë, për shkak se duhet të vaksinohen kundër Covid. Por për një të ri përvoja me vaksinat duket se është vërtetë e tmerrshme. Daily Mail ka publikuar një video ku shihet infermierja që përgatitet për të të vaksinuar të riun, i cili dëgjohet duke bërtitur. Nga ana tjetër kjo situatë ka shkaktuar të qeshura dhe momente çtensionimi tek të pranishmit e tjerë që ishin në radhë për t’u vaksinuar. Në fund ai ia del të vaksinohet dhe duartrokitet nga të tjerët për “guximin” që tregoi.