Zjarret në Turqi/Maqedonia e Veriut s’ka turistë të rrezikuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2021, 22:04

Turistët nga Maqedonia të cilët aktualisht janë duke pushuar në Turqi nuk janë të rrezikuar në asnjë mënyrë nga zjarret, që janë ndezur në këtë rajon. Informacionet që vijnë nga Turqia janë se fatmirësisht nuk ka shtetas nga Maqedonia në mesin e të vdekurve dhe të lënduarve nga zjarret. Këtë informacion për Alsat e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Deri më tani, asnjë nga qytetarët tanë nuk është raportuar se është rrezikuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Turqi”, thonë nga MPJ.

Nga Oda Turistike thonë se ka pasur thirrje intensive, nga qytetarët të cilët duhet të udhëtojnë në Turqi këto ditë dhe kanë kërkuar informacione në lidhje me situatën atje. Asnjë fluturim çarter nuk u anulua, as nuk kishte kërkesë për shtyrje të rezervimeve.

Që kur u pa se e gjithë kjo është e kontrolluar, dhe se qytetarët tanë nuk janë prekur në vendet ku ishin, tashmë është kthyer në normalitet. Mund të them që interesi nuk është zvogëluar, por përkundrazi është mjaft i madh për Turqinë, dhe po rritet dita ditës, dhe deri në mesin e gushtit kapacitetet janë të mbushura”, tha Ana Marija Aleksova nga Oda Turistike.

Zjarret në Turqi janë vënë nën kontroll. Mediat turke raportojnë se një pjesë nga 70 zjarret, që shkrumbonin gjatë ditëve të fundit janë lokalizuar, por se ka ende zjarre që janë aktive.

Nga zjarri vdiqën gjashtë persona, më shumë se 200 mezi shpëtuan dhe 1,000 u evakuuan.

Në shuarjen e zjarreve morën pjesë 5,000 njerëz, dhjetëra avionë dhe po aq dronë, si dhe disa helikopterë që po qarkullojnë gjatë gjithë kohës për t’i vënë ato nën kontroll. Zonat e Antalisë dhe Bodrumit u prekën më së shumti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit