Zaev: Besoj se kushtetueshmëria për ligjin për autostrada është e garantuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2021, 17:01

Kryeministri Zoran Zaev nuk beson se Ligji për ndërtimin e autostradave, përkatësisht korridoreve 8 dhe 10 D do të bie në Gjykatën Kushtetuese, sepse thotë se bëhet fjalë për modele të njëjta siç ka edhe në vendet nga rajoni të cilat e kanë kushtetutën e njëjtë si e jona.

“Nëse Gjykata Kushtetuese vendosë se diçka këtu është jokushtetuese dhe joligjore, ne do ta respektojmë. Por, sinqerisht besoj se modelet që veç më janë zhvilluar në Kroaci, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë janë modele të njëjta si të tonat, kushtetutat i kemi të njëjta, kështu që besoj se kushtetueshmëria është e garantuar. Por, të mos paragjykoj, të shohim si do të vendosë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Zaev.

Këtë ligj deputetët e votuan me procedurë të shkurtuar dhe ai paraqet realizim të memorandumit që Qeveria e nënshkroi me kompaninë “Bechet & Enka”, si investitor strategjik për ndërtim të seksioneve të autostradave Tetovë – Gostivar – Bukojcani, Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir.

Zaev pretendon se në këtë mënyrë koha dhe projektimi i ndërtimit të autostradave do të shkurtohet për 50 përqind,

“Gjykata Kushteteuse është përfundimtare, nëse ligji bie, atëherë do të shkojmë me procedurat që nënkuptojnë dy alternativa. Njëra është procedua tradicionale që ka shteti, ndërsa kjo do të thotë projektim tre – katër vite, më pas zgjedhje të kontraktuesit, mbikëqyrje dhe ngjashëm. Atëherë do të humbin shumë kohë. Ligji për korridorin 8 dhe 10 me të cilin i rekomandohet Qeverisë, përmes resoreve kompetente, të gjejë zgjidhje në mënyrë kompetetive dhe konkuruese, përmes çmimeve konkuruese, në mënyrë direkte me involvimin e palëve të treta, ndërsa me qëllim final të shlurtohen këto afate. Përkatësisht të kemi projektim në fazën e parë dhe menjëherë realizim, ndërsa derisa zbatohen faza e parë, projektimi të vazhdojë në fazën e dytë, të tretë dhe të katërt, që e shkurton më së paku për 50 përqind kohën për projektim dhe realizim”, tha Zaev.

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese iniciativë për vlerësim të kushtetueshmërisë së Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjike për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 të Infrastrukturës (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me propozim të veçantë për nxjerrjen e masës kohore të zbatimit të tij, derisa gjykata nuk deklarohet.

Për këtë ligj, nga Antikorrupsioni, pas kontrollit të kryer, vlerësuan se është me rrezik të lartë për korrupsion dhe konflikt të interesave dhe në thelb e suspendon sistemin juridik në shtet, duke përjashtuar zbatimin e ligjeve të tjera në tërësi apo pjesërisht.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit