Ka hipur në autobus të gabuar dhe në vend të Prishtinës shkon në Berlin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2021, 10:24

Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka thënë se ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifkuar dhe ka përfunduar në Berlin të Gjermanisë

Një kosovare 27 vjeçe është kapur nga Policia Federale e Gjermanisë e dyshuar për qëndrim ilegal në Aeroportin e Munihut, shkruan merkur.de.

Gjatë kontrollimit të pasaportës me rastin e fluturimit në drejtim të Prishtinës, zyrtarët zbuluan se ajo kishte me vete pasaportë dhe vizë legale, por vizës i kishte dalë afati dher nuk vlente për Zonën e Shengenit.

Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se nuk ka shkelur ligjin por i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme. Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifkuar. Kështu, autobusi “i gabuar” e ka sjellë atë në anën krejtësisht të kundërt, në Berlin.

E ndodhur në këtë qytet, ajo thotë se ka jetuar disa ditë rrugëve.

Por 27 vjeçarja nuk ka dhënë përgjigje se si ka mundur të siguronte biletën e aeroplanit dhe përse një hotel në Hanover e ka vërtetuar qëndrimin pesë ditësh të saj në atë qytet.

Për këtë arsye Policia Federale ka inicuar ndaj saj një procedurë penale, i ka marrë 100 euro si kaucion dhe e ka kthyer në shtëpi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit