JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shkaktoi skandal me fotot nën shoqërinë e dy biondeve, Rooney: Kam gabuar, i kërkoj falje familjes!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30/07/2021 0:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë mjaftuar disa foto të publikuara në rrjetet sociale që ish-sulmuesi legjendar i Anglisë Wayne Rooney të rikthehej në qendër të vëmendjes dhe kritikave. Ai u fotografua nën shoqërinë e dy biondeve simpatike, teksa ishte i pirë. Mirëpo pa dijeninë e Rooney, vajzat kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte në atë gjendje. Ndërkohë, Rooney ka reaguar dhe i kërkuar falje familjes së tij dhe klubit të Derby për fotot dhe sjelljen. Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”- shprehet Rooney.

Burimi: The Guardian |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania