Është parandaluar garë ilegale në autostradën Saraj – Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2021, 22:11

Mbrëmë në periudhën prej orës 00:30 deri në orën 01:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, pas informatave të marra paraprakisht se në autostradën Shkup – Tetovë, përkatësisht nga pompa e benzinës në autostradë deri në hyrje të Tetovës tek qarkorja veri, do të organizohen gara ilegale me automjete, menjëherë vepruan dhe hasën 14 automjete me targa të Tetovës dhe të huaja, të cilat janë mbajtur përkohësisht në SP për SKRR Tetovë, kumtoi MPB.

“Gjatë ditës së sotme automjetet janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, me ç’rast tek gjashtë prej tyre ishin konstatuar parregullsi teknike, prej të cilave dy ishin për zhurmë më të madhe nga e lejuara dhe ishin konfiskuar në kohëzgjatje prej tre muajve. Të gjitha automjetet e parregullta menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa kundër vozitësve janë parashtruar parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me dënim prej 400 eurove në kundërvlerë të denarit”, thonë nga MPB.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, njëherit u bën thirrje qytetarëve, përkatësisht gjeneratave të reja, se organizimi I garave ilegale me automjete është I rrezikshëm për ta dhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet në mënyrë adekuate.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit