Milazim Krasniqi: Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë bërë aleancë me Serbinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2021, 20:46

Iniciativa e Minishengenit Ballkanik që nga sot do të quhet Open Balkan apo Ballkan i Hapur. Kështu është vendosur sot në Shkup më kuadër të “Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal” për tregti të lire, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev.

Ndërkohë këtë nismë e ka refuzuar edhe njëherë Kosova, ku kryeministri Kurti e ka quajtur projekt i Novi Sadit.

E profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka komentuar takimin e sotëm në Shkup, ku sipas tij, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë bërë aleancë me Serbinë.

Postimi i plotë:

BALLKANI I HAPUR, KOSOVA E IZOLUAR. PSE?

Kjo është situatë absurde për disa arsye

1. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si shtete anëtare të NATO-s, kanë bërë aleancë me shtetin më antiNATO në Ballkan e në Evropë, me shtetin që faktikisht është “kolona e pestë e Putinit në Evropë.”) Kjo është ajo që shihet me sy. Ndërsa hipoteza se jasme Serbia po kërkon një mundësi të afrohet me NATO-n e disi të çlirohet nga presioni rus, mbetet të testohet.

2. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me këtë afrim me Serbinë, marrin pjesë aktive në izolimin e Kosovës. Pra, shpërbëjnë hapësirën shqiptare dhe kompromentojnë integrimet shqiptare, në favor të integrimit me Serbinë. Ndërsa, hipoteza se brenda kësaj strukture mund të akomodohet çështja shqiptare e edhe ajo serbe, pa ndryshuar kufijtë, mbetet të testohet. Por, është pak e besueshme. Atë hapësirë e siguron vetëm anëtarësimi në BE.

3. Një ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji që dënon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, në vend se Vuçiqi të izolohej, për mohimin që ia bën gjenocidit, Edi Rama dhe Zaevi (Zaevi është “kryeministri shqiptar” i Ali Ahmetit!) i dhanë Vuçiqit rolin e liderit në ato tre shtete. Pra, de facto Vuçiqi është baba i miniShengenit, përkatësisht i Ballkan Openit. Ndërsa, hipoteza se ai nuk ka do ta keqpërdorë atë pozicion, nuk ka pse të testohet. Ai do ta keqpërdorë në maksimum, veçmas në dëm të Kosovës, nëse ka mundësi.

4. Po Kosova zyrtare si po kundërpërgjgjet? Më duket se Kosova po sillet pak a shumë si në vitin 1912: patriarkale, folklorike, autiste. Kosova u la në baltë edhe në vitin 1912 nga “vëllezërit shqiptarë”, por jo krejtësisht pa fajin e saj. Krerët e saj të asaj kohe nuk dinin bash qartë se çka donin. Për fund: “Ballkan Open” mund të shihet si realizim i doktrinës së Pashiqit, “Ballkani ballkansave.”(Natyrisht, me ballkanasit Pashiqi nënkuptonte serbët si sundimtarë të Ballkanit.) Por, tash ka një ndryshim “të vogël”: NATO është këtu dhe rrjedhimisht formula finale do të jetë: “Ballkani në NATO.” Do s’do Serbia.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit