Raporti i UNDP: Populli sheh se korrupsioni është dyfishuar gjatë Qeverisë Kurti II

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2021, 13:08

Gjatë ditës së djeshme bëri bujë një raport i UNDP-së mbi “pulsin publik” në Kosovë.

Kjo anketë thekson që kënaqshmëria e qytetarëve me performancën e qeverisë së vendit është 59.1 për qind.

Kjo vjen pas mbështetjes së madhe qytetare që mori Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, por megjithatë është më e ulët se kënaqshmëria me Qeverinë Kurti vitin e kaluar e cila ishte 65 për qind.

Por, e dhëna më interesante është ajo me perceptimin e korrupsionit në vend.

Ky korrupsion regjistrohet me 9.3 për qind.

Në dhjetorin e vitit 2020, kur Qeverinë e kishte nën udhëheqje Avdullah Hoti i LDK-së rezultati ishte vetëm 5.1 për qind.

Kjo nënkupton se qytetarët perceptojnë se korrupsioni është rritur gati dyfish pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

Ajo që mund të ketë ndikuar në një gjë të tillë është raportimi mbi familjarët e shumtë të zyrtarëve të lartë që janë punësuar në organet shtetërore pas marrjes së pushtetit të Kurtit.

Raportin në tri gjuhët si dhe vizuelizimin e të dhënave nga ky edicion mund ti gjeni në linkun në vijim:

https://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/library/democratic_governance/public-pulse-xx.html

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit