JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lojërat Olimpike/ Trajneri godet me shpulla sportisten e tij, xhudistja: Ia kërkova unë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/07/2021 12:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rëndë është regjistruar në Lojërat Olimpike, pak para se xhudistja gjermane Martyna Trajdos të përballej me kundërshtaren hungareze Szofi Ozbas, kur trajneri i saj filloi ta tundë fort e më pas e qëlloi me shuplaka në fytyrë.

Videoja në fjalë është bërë virale dhe ka tronditur ambientin sportiv në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ndërkohë, nuk mund të mungonte edhe reagimi i federatës për trajnerin Claudiu Pusa, e cila kërkoi arsyet që përse ndodhi diçka e tillë.

Nga ana tjetër, xhudistja gjermane ka reaguar përmes llogarisë së saj të “Instagram”, ku ka thënë:

Mos u shqetësoni. E gjitha është normale. Është rituali që zgjedh para ndeshjes. Trajneri im bëri vetëm atë që i kërkova. Ju lutem mos e ofendoni.