Mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta do të marrin 12.000 denarë për pushime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2021, 12:10

Ministria e Ekonomisë siguroi 23 milion denarë shtesë për vauçerët e turizmit prej 12,000 denarë për personat me të ardhura të ulëta që aplikuan në thirrjen publike.

Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2021, janë siguruar fonde shtesë për vauçerët e turizmit, në mënyrë që mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta këtë vit të mund të kalojnë verën në objektet turistike vendase, njoftoi në profilin e tij në Facebook, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas Bekteshit, deri tani janë lëshuar 1.250 vauçerë prej 12.000 denarë për turizmin me vlerë prej 15 milionë denarë, aq sa ishin parashikuar në Programin për turizmin vendas për punëtorët me të ardhura të ulëta në vitin 2021.

“Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet për të marrë vauçer për turizëm vendas do të dorëzohen gjatë javës së ardhshme. Vauçerët për turizmin mund të përdoren jo më vonë se 30 nëntori i 2021 në objektet turistike vendase që kanë aplikuar në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë. Mbështetja e sektorit të turizmit është prioriteti ynë”, shkruan Bekteshi.

Sipas Thirrjes Publike, siç theksohet nga Ministria e Ekonomisë, një certifikatë-vauçerë për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta mund të merret nga të gjithë qytetarët, të ardhurat mujore të familjes së të cilëve nuk e kalojnë shumën neto prej 30.000 denarë dhe të cilët kanë aplikuar në thirrjen publike e cila u publikua më 8 qershor 2021.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit