Sportistja Maria Belken Perez ishte duke dhënë intervistë për mediat pas humbjes nga gara në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kur pas krahëve të saj u shfaq papritur trajneri.
Lucas Guillermo qëndronte pas saj me një pankartë të vogël në duar ku shkruhej: “Dëshiron të martohesh me mua?”
Kur Marina ktheu kokën dhe lexoi letrën ajo u shtangu dhe buzëqeshja u kthye në fytyrën e saj në punë sekondash pavarësisht eliminimit. Ajo shpërtheu në lot gëzimi duke iu hedhur në krahë trajnerit dhe njëkohësisht të dashurit të saj, duke i thënë “PO” propozimit.