Mesa duket e ka të vështirë të rrijë larg vëmendjes! Ish- sulmuesi legjendar i Anglisë Wayne Rooney është kthyer sërish në qendër të polemikave. Ai është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale ndërsa kanë qenë vetë vajzat që i kanë publikuar. Megjithatë ato zgjodhën të mos jepnin më tepër detaje në lidhje me identitetin e tyre. Ato shihen duke u puthur me ish-futbollistin në një klub nate. Por “festa” ka vijuar edhe më pas, pasi ata kanë shkuar në një hotel. Ish-sulmuesi shfaqet i dehur dhe i shtrirë në shtrat dhe i pafuqishëm për t’u ngritur. Nga ana tjetër njëra nga vajzat filmon veten duke kërcyer në mënyrë provokuese para legjendës. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rooney bëhet pjesë e skandaleve të tilla.