Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në “Tokio 2020”. Në finalen e madhe, Distria mposhti japonezen, Funa Tonaki. Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016. Sportistja kosovare i mposhti të gjitha në kategorinë deri në 48 kg teksa në finalen e madhe mposhti një rivale të fortë si xhudistja japoneze.
Më e mira, më e forta, KAMPIONE OLIMPIKE.