Ndonëse u shpall kampion Europe më Italinë, Roberto Mançini duket se e ruan shumë thjeshtësinë dhe modestinë. Kjo për shkak se ai është fotografuar duke pritur në radhë në një dyqan mishi në lagje dhe kjo gjë nuk e ka kompleksuar aspak. Tekniku 56-vjeçar aktualisht po qëndron afër prindërve në Jesi, fshat në provincën e Ankonës. I veshur me bluzë blu dhe me pantallona të shkurta, Mançini është fotografuar duke pritur radhën t kasapi. Pranë tij shihet edhe një tjetër person me të cilin Mançini bashkëbisedon.
Burimi: gazzetta.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania