Katër finalet e ardhshme të Champions League nga 2022 deri në 2025 do të luhen respektivisht në Shën Petersburg, Stamboll, Londër dhe Mynih. Stadiumi Krestovsky në Shën Petersburg do të presë finalen e 2022.
Ndërkohë, Stambolli i cili humbi të drejtën në momentin e fundit për të zhvilluar finalen e 2021, do të organizojë finalen e vitit 2023. Mynihu do të presë finalen e vitit 2025, ndërsa Stadiumi Wembley i Londrës ka siguruar të drejtën për finalen e 2024.
Bilbao dhe Dublin, të cilët nuk ishin në gjendje të organizonin ndeshje në Kampionatin Europian të këtij viti, ranë dakord me komitetin ekzekutiv të UEFA dhe do të presin finalen e Europa League përkatësisht në 2024 dhe 2025.