JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Djalë i sëmurë, budalla!”/ Dalin përgjimet e Fiorentino Perez, shan Ronaldon dhe Mourinhon: Idiota!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/07/2021 11:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në mediat e huaja janë publikuar përgjimet e bujshme që datojnë nga viti 2012 në të cilin Florentino Pérez, presidenti i Real Madrid, fyen Cristiano Ronaldon dhe José Mourinho. Më poshtë gjeni fjalët e tij.

Për Ronaldon:

"Ai eshte i çmendur. Ky djalë është budalla, është i sëmurë. Ju mendoni se ky djalë është normal, por nuk është normal, përndryshe nuk do të bënte gjërat që bën. Të gjithë e kanë parë budallallëkun e fundit që ai bëri. Pse mendoni se ai i bën këto marrëzira? ".

Për Mourinhon:

"Këta janë njerëz me një ego të tmerrshme, të dy të prishur, trajneri dhe ai, dhe ata nuk e shohin realitetin. Mourinho është një idiot. Nuk është se ai nuk dëshiron të luajë. Epo, ai është pak anormal. Ai vozit pa patentë. Thënë kjo, ai është mbytur nga presioni. "