Plas te Reali! Presidenti Perez: Raul dhe Casillas janë dy mashtrimet më të mëdha në historinë tonë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.07.2021, 16:45

Real Madrid është tronditur ditën e sotme pasi 'El Confidencial' ka publikuar disa audio ku presidenti aktuali Florentino Perez jep mendimin e tij për dy ikonat e madrilenëve Iker Casillas dhe Raul Gonthaleth. Në këto audio të regjistruara në vitin 2006, Perez i cili sapo kishte dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit thotë se Raul, një prej më të mirëve ishte një ndër arsyet se pse ai kishte dhënë dorëheqjen. Ndërsa për Casillat thotë se ai nuk është portieri i Realit dhe nuk ka qenë kurrë i tillë.

Casillas nuk është një portier për Real Madrid, çfarë doni të ju them. Ai nuk është. Ai nuk ka qenë kurrë. Ka qenë dështimi i madh që kemi pasur. Ajo që ndodh është se tifozët dhe jo vetëm ,e adhurojnë atë.E mbrojnë kaq shumë. Ky është një nga mashtrimet më të mëdha dhe Raul. Ata janë dy mashtrimet më të mëdha të Real Madrid. Raul i pari dhe Iker Casillas i dyti.

Më tej Perez shprehet se lojtarët janë shumë egoistë, nuk mund t’u besosh aspak.

Lojtarët janë shumë egoistë , nuk mund t'u besosh aspak atyre dhe kushdo që i llogarit është gabim, ata të lënë të shtrirë, është budallallëk. Unë kam një koncept të tmerrshëm për lojtarët.

Për më tepër, sipas 'El Confidencial', Florentino "është veçanërisht mizor me ish-sulmuesin , shënuesin e dytë më të lartë në histori të klubit dhe lojtarin që ka veshur fanellën e bardhë më shumë herë. Ai e akuzon atë për 'shkatërrimin' e Real Madridit dhe fajëson atë për të qenë një nga arsyet pse dha dorëheqjen nga presidenca në 2006.

Raul mendon se Real Madrid është pronë e tij.

Burimi:marca Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit