Një video e publikuar pak më parë, ku shfaqen tifozët britanikë duke pështyrë dhe shkelur flamurin italian po bën xhiron e rrjetit. Pasi u përleshen me grushte me njëri-tjetrin dhe tentuan të futen me forcë në “Wembley”, së fundmi është publikuar një tjetër video e pahijshme. Tifozët anglezë shfaqen duke pështyrë dhe shkelur flamurin italian. Një veprim i pakëndshëm, pasi sporti duhet t’i bashkojë kombet.