JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lazer në fytyrën e portierit dhe brohoritje gjatë himnit danez, UEFA nis hetimet për tifozët anglezë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/07/2021 18:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

UEFA ka njoftuar se ka nisur procedurat disiplinore kundër Anglisë pas fitores së tyre më gjysmëfinalen e Euro 2020 ndaj Danimarkës. Kjo pasi disa tifozë përdorën lazer në momentin që ekzekutohej penalltia nga Harry Kane për të shpërqendruar portierin e Danimarkës Kasper Schmeichel. Por jo vetëm kaq pasi gjatë kohës që këndohej himni danez, tifozët anglezë brohoritën dhe përdorën fishekzjarr në fund të ndeshjes.

Skuadra e Gareth Southgate tani po përgatitet për finalen me Italinë në Wembley të Dielën, por po pret të zbulojë se çfarë mase do të marrë UEFA.