Nuk kanë të mbaruar tenderat korruptivë në Shëndetësi. Këtë radhë bëhet fjalë për një 21Milionësh të dhënë nga Qendra Shëndetësore e Specialiteteve nr.1, institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, që po jep një tërësi procedurash prokurimesh në shkelje kohët e fundit, duke përmendur këtu një tender të raportuar jo më vonë se dje nga redaksia e investigimit në JOQ Albania, të dhënë Fatmir Strugës. Këtë radhë tenderi i ka kaluar BIOMEDICA ALBANIA DISTRIBUTION të Pilo Gllavas, me diferencë 10 mijë lekë të vjetra, ose e thënë me pak fjalë... Tallje Hashiqare! Tenderi është shënuar me REDFLAG për Mungesë Konkurence pasi kjo kompani ka konkurruar e vetme në garë dhe është shpallur fituese.
BIOMEDICA ALBANIA DISTRIBUTION ka si zotërues me 33% Klodjan Malajn dhe me 67% Sarris Albania, me zotërues 51% Pilo Gllava dhe 49% Klodian Gllavan. Kompania e Gllavave ka në listë 19 tendera të përfituar në vlerë mbi 352 Milion Lekë pa TVSH, 5 prej tyre me REDFLAGS kryesisht nga Institutin e Shëndetit Publik. Në vijim do të publikojmë procedurat e prokurimeve publike në shkelje dhe në përfitime nga kjo kompani...
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.