Mbappe refuzon rinovimin / PSG e ndëshkon: Mbajeni në stol, të mos luajë asnjë minutë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.07.2021, 21:20

Kylian Mbappe ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me PSG-në dhe në këtë vendim mund të kenë ndikuar edhe kritikat e forta që ka marrë sulmuesi në Francë për paraqitjen zhgënjyese në Euro2020 dhe penalltinë e humbur ndaj Zvicrës, që i eleminoi “Gjelat”. Nxitur edhe nga këto arsye, Mbappe duket se po kërkon largimin dhe klubi më i interesuar për të është përfolur prej kohësh Real Madrid.

Por, problemi është se kontrata e lojtarit përfundon në vitin 2022 dhe vendimi për të mos rinovuar rrezikon që ta ulë atë në stolin e PSG-së për një sezon me radhë. Raportohet se trajneri dhe drejtuesit e PSG-së kanë marrë urdhër nga pronarët e klubit që nëse Mbappe refuzon të nënshkruajë kontratën e re, atëherë ai nuk duhet të aktivizohet për asnjë minutë në sezonin e ri.

“Mbajeni në stol, në tribuna, në shtëpi. Vetëm në fushë jo!”, citon Goal.com urdhrin e dhënë.

Nëse Mbappe do të pranojë që për hir të plotësimit të ëndrrës për të luajtur me Realin do të sakrifikojë një vit nga karriera e tij duke qëndruar në stol dhe duke humbur formën e tij, atëherë në verën e 2022 ai do të jetë një lojtar i lirë për t’iu bashkuar Realit, që në këtë rast kosto të vetme do të kishte pagën e sulmuesit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit