Franca është eliminuar tashmë nga EURO 2020, por ndeshja me Zvicrën mbetet në qendër të vëmendjes. Sipas RTL Sport, janë më shumë se 240,000 sportdashës që kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër. Kjo po bëhet pasi shumë tifozë kanë dyshime për penalltinë e fundit e gjuajtur nga Kylian Mbappé, ylli i Francës, e që u prit nga Yann Sommer, portieri zviceran.
Në ankesë thuhet se portieri i Borussia Mönchengladbach, nuk e respektoi rregullin që portierët nuk duhet të lëvizin nga vija e portës. Kjo shihet edhe me imazhet nga ai moment. Ata kanë nënshkruar peticionin përmes faqes ‘Les Lignes Bougent’, ku ky peticion ka marr mbështetje në orët e fundit.