Shifër marramendëse! Nuk do ta besoni sa fiton Ronaldo për një postim në Instagram

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.07.2021, 20:22

Sipas kompanisë analitike të rrjeteve sociale “Hooper”, Cristiano Ronaldo mund të fitojë më shumë se kushdo tjetër në planet, përmes postimeve të sponsorizuara në Instagram. Lista vjetore e “Hooper” rendit të famshëm dhe yjet e sportit duke treguar se sa mund të fitojnë për postimet e sponsorizuara në Instagram.

Sipas Hooper, këtë vit Cristiano Ronaldo ka “tarifën” më të lartë se çdo personalitet në rrjetet sociale. Për postim, kostoja për këdo që kërkon të reklamojë një produkt tek 308 mln ndjekësit e Ronaldos duhet të derdhë 1.6 mln dollar. Vlen të thuhet se kjo është hera e parë që Ronaldo është në krye të listës. Më parë lista ishte kryesuar nga sipërmarrës, modele e artistë. I vetmi atlet tjetër brenda 10 më të mirëve është rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi, i cili është i shtati. Hooper raporton se Messi përfiton 1.169 mln dollarë për postim.

Atletë të tjerë në 25 më të mirët përfshijnë yllin brazilian Neymar, i cili renditet në vendin e 16-të, dhe kapitenin e kriket indian Virat Kohli, i cili është i 19-ti. Dyshja mund të komandojë 824,000 dollarë dhe 680,000 dollarë respektivisht për postim. Fuqia e fituar e Ronaldos në Instagram është dëshmi e tërheqjes së tij globale dhe ndikimit që ai jep.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit