JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E pabesueshme! Tifozi gjen rezultatin e dy superndeshjeve të djeshme, fiton shumën e “çmendur”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2021 22:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sfidat e djeshme të Kampionatit Europian ishin padyshim ndër më emocionueset dhe më të “çmendurat”. Spanja barazoi me Kroacinë në kohë të rregullt 3-3 për të fituar më pas në shtesë 5-3 dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale. Po ashtu po me të njëjtin rezultat u mbyll edhe koha e rregulllt ndërmjet Zvicrës dhe Francës po 3-3, ku pas 120 minutave nuk pati një fitues dhe gjithçka u përcaktua nga pika e bardhë e penalltisë. Por rezultatet e djeshme duket se kanë favorizuar edhe një tifoz, i cili fitoi 106 mijë euro pasi parashikoi saktë rezultatin e ndeshjeve. Ai vuri një skedinë prej 5000 eurosh për të kapur më pas plot 106 mijë euro. Bileta e tij ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe shumë njerëz janë habitur nga një parashikim i tillë.