Të gjithë kemi dëshirë të dalim dhe të “shijojmë” një ndeshje me shokët, aq më tepër kur bëhet fjalë për të ndjekur kombëtaren në Kampionatin Europian. Por mesa duket çdo gjë e ka një kosto, e sidomos kur bëhet fjalë për burrat e lidhur apo të martuar. Sipas një studimi të bërë së fundmi në Itali, tre në dhjetë gra italiane tradhtojnë burrat e tyre gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar në Kampionatin Europian. Kjo është vërtetuar nga një sondazh i bërë nga "Gleeden" një faqe e njohur për “takime jashtëmartesore”. Është vënë re se javët e fundit ka patur një rritje të regjistrimeve (potuajse 50%). Sipas këtij studimi, gratë italiane i takojnë partnerët e rinj sapo burrat e tyre dalin për të parë ndeshjet me miqtë dhe pas 90 minutash kthehen sërish në shtëpi. Gjatë dy ndeshjeve të para të grupit kundër Turqisë dhe Zvicrës, kishte mbi 350,000 gra të lidhura në këtë sit, një shifër e pazakontë e cila nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë.
Burimi: 1000cuorirossoblu.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania