Ka përfunduar ndeshja emocionuese Francë-Zvicër e vlefshme për “Euro 2020”. 90 minutat e kohës së rregullt nuk mjaftuan për të mësuar se kush kalon në fazën tjetër, në çerekfinale. U deshën edhe 20 minuta shtesë, por sërish pa rezultat. Por gjithçka mori fund me anë të penalltive, ku fituese u shpall Zvicra me rezultatin 5-4. Ishte Mbappe i cili gaboi nga pika e bardhë e njëmbëdhjetë metërshit, çka bëri që Franca të eliminohej nga ky kompeticion. Ndeshja dhuroi emocione të forta nga fillimi deri në fund. Ishte Zvicra e cila fillimisht kaloi në avazntazh në pjesën e parë. Ndërsa pjesa e dytë nisi furishëm, ku zviceranët humbën shansin për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Benzema shënoi dy gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin. Pak minuta më vonë shënoi Pogba, duke e thelluar diferencën në 3-1. Por zviceranët nuk u dorëzuan dhe arritën të shënonin dy gola brenda kohës së rregullt duke barazuar rezultatin në 3-3 dhe e çuan ndeshjen në shtesë.