Sulmuesi Marko Arnautoviç ishte protagonist i golit të tretë të fitores së Austrisë në përballjen me Maqedoninë e Veriut dhe menjëherë pasi shënoi, ai festoi në një mënyrë të çuditshme, duke sharë futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski. “Të q****a mamanë shqiptare” – ishte kjo fraza e rëndë që nxorri nga goja sulmuesi austriak. Kjo gjë mori vëmendjen e mediave dhe analistëve sportivë, ndërsa vetë Alisoki u shpreh se Arnautoviç i kishte kërkuar falje pas ndeshjes. Një ditë më pas Arnautoviç reagoi po ashtu me anë të një postimi në “Instagram”ku ndër të tjera kërkonte falje dhe shprehej se nuk ishte racist. Ndërkohë shqipet e Londrës mesa duket nuk e kanë kaluar lehtë këtë incident, pasi ditën e sotme në stadiumin “Wembley” në ndeshjen Itali-Austri, e vlefshme për Euro 2020, një i ri shqiptar është fotografuar “Aranutoviç, të fala mamit”.