Hoqi Coca-Colën nga tavolina/ Momenti kur tifozët në Hungari i gjuajnë Ronaldos me shishe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2021, 15:46

Cristiano Ronaldo ishte heroi i Portugalisë mbrëmjen e kaluar pasi shënoi dy penallti duke i siguruar vendit të tij një barazim 2-2 kundër Francës dhe kalimin në Raundin e 16 të Euro 2020. Goli i tij ishte i barabartë me rekordin ndërkombëtar të sulmuesit iranian Ali Daei i cili ka plot 109 gola. Teksa festonte golin e tij, ai nuk u tregua aq vigjilent pasi një tifoz i hodhi një shishe Coca-Cola nga pas. Por jo vetëm kaq pasi ndaj tij u hodhën një seri objektesh nga tribunat e stadiumit në Budapest ku Ronaldo arriti të shënonte dy gola.

Javën e kaluar, Ronaldo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi gjatë kohës që ishte në një konference shtypi zhvendosi shishet me Coca-Cola dhe i zëvendësoi ato me ujë dhe iu dha këshillë të gjithëve që të pinë ujë. Një veprim i tillë pati pasoja të rënda te kompania Coca-Cola pasi pësoi një humbje prej 4 miliad eurosh.

Burimi:themirror Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit