Blind shprehet optimist: Kush thotë që Eriksen nuk do luajë më futboll, flet gjepura!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.06.2021, 23:49

Pak ditë me parë Christian Eriksen pësoi atak kardiak në mes të fushës teksa luhej ndeshja Danimarkë-Finlandë në kampionatin Europian 2020. Zemra e tij pushoi së rrahuri për disa minuta por ishte ndërhyrja e shpejtë e shokut të tij të ekipit Simon Kjaer i cili e mbajti në jetë falë ndihmës së parë dhe masazhit të zemrës që i bëri dhe mëpas Eriksen u transportua me urgjencë në spital. Ndërkohë pasi kanë kaluar disa ditë, ai e ka kaluar pjesën më të vështirë, ku iu nënshtrua një operacioni në zemër. Mjekët i kanë vënë një defibrilator, i cili shërben për stabilizimin e rrahjeve të zemrës. Sakaq Eriksen ndodhet në shtëpi, megjithatë po ngrihen pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij në futboll, pasi ende nuk dihet saktësisht nëse do mundet më të luajë apo jo. Në lidhje me këtë ka folur edhe mbrojtësi holandez Daley Blind që ka të njëjtën problem si Eriksen, edhe ka në zemër një defibrilator, ndërsa aktualisht luan me Ajax.

Blind tha:

Shikoni ku jam sot. Këtë dua t’ju them të gjithëve. Lëreni Christian të qetë. Unë u riktheva në fushë sapo stafi më dha dritën jeshile për ta bërë këtë gjë. Nuk kisha arsye për të mos luajtur përsëri në nivele të larta. Gjëja e vetme, është që të largoja nga koka të gjitha deklaratat, gjithçka që kishte të bënte me mua dhe të vazhdoja përpara. Nuk kisha frikë! Isha i lumtur që po rikthehesha e të luaja përsëri. Sapo mjekët më thanë që tani mund të luash, e bëra menjëherë, lashë prapa të gjithë frikën dhe tensionet.

Në javët në vijim Eriksen pritet që t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore dhe në varësi të rezultatevet ë tyre do të mësohet edhe e ardhmja e Eriksen në futboll.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit