Në mbyllje të pjesës së parë, të ndeshjes mes Hungarisë dhe Francës ishte pikërisht skuadra vendase ajo që kaloi në avantazh. I gjithë stadiumi shpërtheu në festë, ndërsa ajo që ra në sy ishte se vetë mbrojtësi nuk ka ditur se si të festojë këtë gol ndaj kampionëve të botës. Në momentin që i është drejtuar njërës prej tribunave ku ndodheshin tifozët hungarez ai i ka thyer kompjuterin një vajze që ndodhej aty në tavolinën e saj të punës.