JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

‘Trendi’ i heqjes së sponsorave nga tavolina/ UEFA paralajmëron gjoba të rënda për federatat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/06/2021 17:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Organi drejtues evropian i futbollit UEFA ka reaguar në lidhje me heqjen e shisheve Coca-Cola nga sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo në një konferencë shtypi në Euro 2020. UEFA u ka thënë ekipeve se ata kanë detyrime kontraktuale ndaj sponsorëve të turneut. E gjitha nisi pasi në një konferencë për shtyp, Cristiano Ronaldo hoqi shishet me Coca-Cola duke i zëvendësuar ato me shishe me ujë. Një ditë më vonë, mesfushori i Francës Paul Pogba, i cili është një mysliman, hoqi një shishe birrë Heineken para tij pas fitores së Francës 1-0 ndaj Gjermanisë.

Ndërsa dje mesfushori i Italisë Manuel Locatelli lëvizi shishet e Coca-Cola mënjanë dhe vendosi një shishe me ujë përpara tij përpara se të fliste për shtypin pas fitores së titullit "Njeriu i ndeshjes" në ndeshjen 3-0 kundër Zvicrës. Organizatorët e turneut thanë:

UEFA u ka kujtuar ekipeve pjesëmarrëse se partneritetet janë integrale për shpërndarjen e turneut dhe për të siguruar zhvillimin e futbollit në të gjithë Evropën, përfshirë për të rinjtë dhe gratë.

UEFA nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim disiplinor lidhur me incidentet dhe drejtuesit thanë se çdo sanksion do të ishte çështje e federatave. UEFA nuk do të gjobisë drejtpërdrejt lojtarët. Zyrtari i UEFA-s Martin Kallen nuk përjashtoi dënimet nëse ka raste të tjera.

Ne kemi rregullore të nënshkruara nga federatat pjesëmarrëse. Ne u kemi kujtuar atyre detyrimet e tyre por natyrisht kjo (gjobitje) është gjithmonë një mundësi.

Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA