Kush është Shkëlqim Verdha që ha paratë e shqiptarëve? Ogerta Manastirliu i fut 1.7 Miliard Lekë në xhep

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.06.2021, 19:18

Mbi 1.7 Miliard Lekë, i janë futur në xhep Shkëlqim Verdhas nga Ministria e Shëndetësisë 4 ditë më parë për një tender me objekt Loti 2 “Mirëmbajtja e përqendruar “full risk” e disa pajisjeve mjekësore të prodhuesit Siemens”. Ky tender është klasifikuar me FLAMUR TË KUQ për faktin se fituesi ka përfituar miliardat si konkurrent i vetëm ën garë. Tenderi ku fitues është shpallur MEDFAU shpk shfaq opsione të formulimit të kritereve klienteliste në favor të një kompanie të paramenduar, për faktin se kjo kompani është e vetmja në Shqipëri që ka bashkëpunim me Siemens, ashtu si disa kompani të tjera që kanë lidhur marrëveshje me Fujitsu apo Toshiba.

Kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar, e llojit Marrëveshje Kuadër me diferencë të Ofertës Ekonomike me Fondin Limit rreth 1 Milion Lekë. Pra përfundimi i këtij tenderi është që fituesi ka dhënë atë ofertë ekonomike duke e ditur që është fituesi. Shpërdorimi i parave publike dhe ndarja e tyre për interesa klienteliste bëhet më se e qartë në këtë tender dhe po zbatohet frikshëm në të gjitha procedurat e tenderimeve publike në të gjitha institucionet e shtetit. Kjo kompani ka një vlerë ekonomike totale të tenderave të fituar deri më tani prej 5.8 Miliard Lekësh pa TVSH.


© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit