Denoncimi: Policia Kufitare e Rinasit më akuzoi për test Covid fallco, humba avionin dhe 500 paund për fajin e tyre!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.06.2021, 21:23

Masat anti-Covid kanë prekur pothuajse çdo aspekt të jetës sonë dhe ndër ta është edhe lëvizja e lirë e njerëzve nga njëri shtet në tjetrin. Megjithatë edhe pse situata në vendin tonë duket se po shkon drejt normalizimit, për personat që kërkojnë të lëvizin jashtë kërkohet të plotësojnë disa kushte, njëri nga të cilët ka të bëjë pikërisht me testin negativ për Covid. Në lidhje me këtë, një qytetar ka shkruar në redaksinë JOQ Albania, ku shprehet se ditën e djeshme Policia Kufitare e Rinasit i ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar. Qytetari thotë se kishte prerë biletën për të udhëtuar drejt Londrës dhe kur kishte paraqitur testin negativ për Covid, Policia Kufitare ka dyshuar se ai mund të jetë fallso dhe e ka shoqëruar në komisariat për të bërë disa verifikime.

Në përfundim të verifikimeve rezultoi se testi ishte i rregullt, mirëpo gjatë asaj kohe qytetari ka humbur avionin dhe për pasojë i është dashur të presë biletë tjetër prej 500 paundësh. Ai shprehet se procesi i verifikimit nuk merrte më shumë se 2 minuta, pasi mjaftonte një telefonatë në laboratorin ku qytetari kishte kryer testin, por siç shton ai këtë gjë e bëjnë vetëm me qëllim korrupsioni. Qytetari thotë gjithashtu se ka bërë denoncim në Ambasadën Angleze për atë që i ndodhi ditën e djeshme.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje joq dua te ndaj me ju, kete qe me ndodhi dje kur policia kufitare e rinasit te akuzon gjoja per testin e ber”fallco” kur ne te vertet ishte original ne kembim qe te marrin lek ne emigranteve te anglis a do te hiqet ndonjeher korrupsioni emri ksaj buqes firontina shefe ne rinas numrin e tele e Kishe ke Testi edhe nuk ju ra telefon mua me iku avjoni ju dashten 5 ore me verifiku kur 2 minuta pun ishe nje telefonat me kompanin pcr me verifiku une I denancova ke ambasada agleze. Preva bilet tjt tani 500 pound pse per fajin atyre se donin lek flm. Ja kta jan e ardhmja Shqiperis arrestojn emigrat per teste fallco kur testi ishte original flm.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit