Socialistët mund të jenë fituesit e zgjedhjeve, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të ndajnë paratë e popullit me familjarët e ish-kryetarëve bashkiakë demokratë. Përgjithësisht këto para jepen nëpërmjet tenderave të organizuara nga institucionet shtetërore. Personi i rradhës i cili është piketuar për të dhuruar paratë e shqiptarëve është Blendi Klosi, misnitri i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Rezulton se institucioni i drejtuar nga Klosi ka organizuar një tender me objekt “Mbyllja, rehabilitimi i mbetjeve urbane nga venddepozitimet ekzistuese (Burrel, Kukës, Libohovë, Përmet, Krujë)”. Ky tender ka si fond limit vlerën prej 148,611,584 lekësh të reja pa TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e tij, vihet re se në të kanë marrë pjesë 4 kompani, nga të cilat 3 kanë ofruar vlera thuajse identike. Ky fakt përbën një dyshim të fortë për fitues të paracaktuar.
Ndërkohë e vetmja kompani e cila ka ofruar më pak, është skualifikuar. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë diferencë të vogël por për rreth 150 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pra ndonëse dikush ka ofruar një shifër me një diferencë kaq të madhe, përsëri nuk është marrë në konsideratë dhe fituese është shpallur njëra nga tre firmat që ofruan vlera të përafërta.
Bëhet fjalë për kompaninë ALBA KONSTRUKSION në pronësi të Xhavit Ismailit. Ky i fundit është vëllai i ish-kryetarit bashkiak demokrat të Vorës. Fiqiri Ismaili. Jo vetëm kaq, por vihet re se vlera fituese është gjithashtu shumë e afërt me vlerën e fondit limit të tenderit. Më konkretisht kjo vlerë është sa 98.53%. Nga faktet e mësipërme ka dyshime të forta se fituesi mund të jetë i paracaktuar. Ti si mendon Blendi?