Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako i jep 500 Milion Lekë për pastrimin e Ishmit, Rasim Dacit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.06.2021, 14:19

Kalojmë sërish tek tenderat me objekt pastrimi, kompanitë përfituese të së cilëve fryhen në para publike. Thuhet se kompanitë me këtë objekt, pronarët e të cilëve, gjithnjë kanë patur si synim pastrimin e parave në mënyrë të ligjshme. Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës institucion në varësi të bashkisë Durrës ka shpallur fitues në një tender me objekt: Shërbimi i Pastrimit të Njësisë Administrative Ishëm, bashkimin e kompanive “AFA Grup shpk & Egland shpk”, me vlerë 535 Milion Lekë pa TVSH.

Kjo procedurë prokurimi publik është shpallur me FLAMUR TË KUQ për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit” dhe fitues është shpallur operatori ekonomik që ka ofruar vlerën më të lartë. Në garë kanë marrë pjesë po ashtu edhe “Alko-Impex General Consturicion shpk” e Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit dhe Pastrime Silvio, i çuditërisht është tërhequr nga gara për motive të pashpjegueshme. Nëse do t’i marrim sipas radhës, kompania e Fiqiri Allmuçës ka ofruar vlerën më të ulët 518 milion lekë, pasuar nga kompania e Abazit me 520 Milion Lekë e më pas kompanitë e Rasim Dacit dhe Fatmir Kurtit me 535 Milion Lekë.

Nëse do jemi objektivë, Pastrime Silvio do e kishte fituar tenderin, por u tërhoq në momentin e fundit. Alko Impex është skualifikuar nga gara për shkak se nuk plotëson pikën 3.11. gërma C të procedurës publike, ku kërkohet që OE të paraqesë deklaratë me anë të së cilës deklaron se mjetet e përcaktuara ne dokumentet e tenderit nuk janë të angazhuara në kontrata ose procedura të tjera.

Pra bëjeni llogarinë vetë se sa para publike janë futur në xhepat e biznesmenëve të lartpërmendur dhe qëndroni ende me pikëpyetje nëse është luajtur ndonjë skemë nga ato të zakonshmet në procedurat e tenderimeve “Këtë radhë po ta lë ty, radhën tjetër e fitoj unë”.

EGLAND është një prej kompanive që ka ngrënë më së shumti nga paratë publike, me një vlerë prej 5.2 Miliardësh pa Tvsh në rang lokal dhe 211 Milion pa TVSH nga Ndërmarrjet Shtetërore. Përsa i përket AFA Group, nuk ka asnjë të dhënë për të në websitet zyrtare të prokurimeve publike. I vetmi info që mund të gjendet për këtë kompani është që është në pronësi të Fatmir Kurtit dhe ka marrë vetëm një tender nga bashkia e Durrësit, 4 Milionë Lekë të vjetra në vitin 2018.


© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit