LSI u fundos dhe as mandat s’mori, Petrit Vasili i kursen popullit 90 mijë lekë, ‘i zhvat’ 2 MILIARD!!!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.05.2021, 15:15

Zgjedhjet e 25 Prillit patën një rezultat fatal për LSI, ashtu si në asnjë vit zgjedhor, teksa nënkryetari Petrit Vasili mbeti pa mandat. Megjithatë Titi është një prej personazheve të preferuar të institucioneve shëndetësore të Rilindjes, pasi është përfitues i tenderave publikë në masë. Me kompaninë e tij Titi ka dalë më i fituar se sa të ketë një mandat deputeti, rroga e të cilit shkon pak a shumë tek 2 milionë lekë në muaj. Një shumë qesharake kjo për të eturin për para publike, kur krahasohet me tenderat që përfiton me kompaninë e tij MEGAPHARMAN.

[do lloj manovre ka përdorur Titit për të shmangur lidhjet me këtë kompani, të cilën ën fillim e kaloi në emër të djalit të dajës, e ky i fundit në emër të bashkëshortes së tij. Teksa shante Rilindjen nga foltorja, MEGAPHARMA përfitonte paratë e popullit dhe Titi vazhdonte aktrimet në parlament duke vënë maskën e opozitarit.

Tani që nuk ka më detyrim llogaridhënie ndaj popullit, si përfaqësues i tyre në parlament, Titi mbase e kalon kompaninë në emrin e tij... E kur e mendon nga një anë, nëse do e kishte marrë mandatin, me çfarë fytyrë do shfaqej në kuvend duke i folur popullit për vjedhjet që i bën Rilindja, ndërkohë që i vetë i zhvat me procedura prokurimesh që i futen në xhep pa u munduar fare.

Këtë radhe bëhet fjalë për një tender të majmë, që QSUT e Enkel Jotit i ka dhënë MEGAPHARMA si konkurrues i vetëm në procedurë, arsyeja pse ky tender është shënuar me REDFLAG. Fakti ironik në këtë procedurë prokurimi, është fakti se diferenca mes fondit limit dhe ofertës ekonomike fituese është vetëm 92 mijë lekë të vjetra. Gallatë bëhet me taksat tona e me paratë publike që supozohet të mbushin boshllëqet e mëdha që ka sektori i Shëndetësisë... E ndërsa as parimi i konkurrencës nuk zbatohet dhe paratë e shqiptarëve i futen në xhep një grushti të ngushtë oligarkësh, asgjë nuk ndryshon në shëndetësinë shqiptarë të mjeruar. Për sa kohë që asnjë organ shtetëror nuk heton rastet e shkeljeve me paratë publike, ato do të vazhdojnë të derdhen vu e shqiptarët e mjerë do të vazhdojnë të mbeten në mëshirë të fatit.


“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

Ogerta mendon edhe për shokët e Petrit Vasilit, i jep Robert Çinës 300 MLN Lekë nga paratë e popullit

“Fluturojnë-Fluturojnë MILIARDAT!” |EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që kanë gllabëruar Lekët e shqiptarëve

|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

">

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit