Gjatë tre ditëve të fundit në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve të shtruar, vetëm 25, ndërsa burime brenda spitalit bëjnë me dije se ai po shkon drejt mbylljes. Mësohet gjithashtu se pacientët me Covid janë grupuar në dy pavione të katit të tretë, ndërsa pavionet e tjera të boshatisura po dezinfektohen. Ndërkohë një shqetësim për gjithë sa po ndodh në këtë spital ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania. Një infermier shkruan se kanë marrë urdhër nga spitali “Shefqet Ndroqi” që ditën e nesërme askush prej infermierëve nga operatori të mos paraqitet në punë. Nuk dihet nëse ata janë lajmëruar paraprakisht, por nga mesazhi i infermierit lihet të nënkuptohet se kjo ka ardhur si diçka e papritur.
Infermieri e quan tallje një sjellje të tillë dhe thekson se në kohën e pandemisë kur patën nevojë për ta, kanë shkuar dhe kanë punuar edhe vullnetarisht madje, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjarëve dhe të afërmve të tyre. Ai shprehet se nuk e meritojnë një vlerësim të tillë nga ana e shtetit dhe se nuk janë të barabartë ata që rrezikuan të punonin në vijën e parë të frontit, me ata që nuk pranuan të shkonin vullnetarë.
Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë: